Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në ngjarje u promovua draft-strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2023-2030, e cila u përpilua në organizim të Trupit Koordinues Nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

“Më vjen mirë që festën e sotme po ia kushtojmë promovimit të vizionit dhe prioriteteve të Strategjisë së re Kombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara nga viti 2023 deri në vitin 2030. Kur investojmë në strategji dhe politika në nivele të shumëfishta, ne dëshmojmë luftën tonë kundër stigmës, kundër diskriminimit dhe jemi një kujtesë dhe frymëzim për çdo individ që personat me aftësi të kufizuara kanë të gjitha të drejtat si çdo qytetar dhe çdo fëmijë, si çdo i ri i këtij vendi. Kjo Qeveri që në fillim është e përkushtuar që të ndërmarrë masa konkrete për rritjen dhe përmirësimin e integrimit të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e shoqërisë – politike, sociale, ekonomike, kulturore, tha në fjalimin e tij kryeministri Kovaçevski.

Me këtë rast dëshiroj t’u bëj thirrje të qartë të gjithë ministrave në Qeveri që në mënyrë aktive të përfshihen në përpilimin e mëtejshëm Strategjisë, përkatësisht në krijimin e planit të veprimit. Në të njëjtën kohë, bëj thirrje që aktivitetet që do të dalin nga kjo, të vendosen lart në agjendë, gjë që do të sigurohet zbatimi dinamik i tyre.

Nëse keni vetëm strategji pa zbatimin e saj, atëherë ajo nuk do të japë rezultate.

Në fillim si person, e më pas si njeri i parë i Qeverisë, angazhohem për barazi dhe mosdiskrim, për arsimim, qasje në shërbimet sociale dhe shëndetësore, për punësim, jetë të pavarur, qasje në drejtësi, pjesëmarrje politike. Dhe nga këto parime heq dorë.
Personat me aftësi të kufizuara duhet të përfshihen në vendimet që ndikojnë mbi ato. Rekomandimet e OKB-së kërkojnë qartë dialog konstruktiv me organizatat përfaqësuese. Prandaj, si Qeveri disa herë kemi treguar se shoqatat e qytetarëve dhe sektori joqeveritar janë partnerët tanë në krijimin e politikave, strategjive dhe në marrjen e vendimeve. Dhe për mua personalisht, Teodori do të jetë personi që do të marrë pjesë drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve.
Vitet e fundit kanë qenë vërtet plot sfida. Pandemia, kriza ekonomike dhe energjitike, të gjitha kontribuan në ndryshimin e jetës dhe funksionimit tonë. Të gjithë ne, pavarësisht se kush jemi, çfarë jemi apo nga vijmë, të gjithë i kemi ndjerë pasojat. Por personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre u prekën në mënyrë të veçantë.

“Bëmë ndryshime ligjore edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe për familjet e tyre. Për mua si person çdo fëmijë ka të drejtë të gëzojë të gjitha kushtet e një jete të mirë dhe cilësore. Për këtë arsye kemi rritur masën e shtesës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara deri në 26 vjeç. Gjithashtu kemi zgjeruar kategorinë e përdorimit të shërbimit të asistencës personale për personat me aftësi të kufizuara të kombinuara. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, vetëm brenda 4 muajve të këtij viti ka hapur tri shtëpi grupore të vogla për jetesë të mbështetur të personave me aftësi të kufizuara, kujtoi kryeministri.

Përfshirja në procesin edukativ-arsimor dhe ofrimi i kushteve të barabarta për të gjithë fëmijët është një nga prioritetet tona si Qeveri dhe për këtë arsye për vitin shkollor 2022-2023 kemi siguruar fonde për punësimin e 725 asistentëve arsimorë që mbështesin mësuesit dhe nxënësit me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, bëmë ndryshime ligjore që ulën kufirin e moshës për shfrytëzimin e shërbimit të asistencës personale nga mosha 18 vjeçare në 6 vjeç, me të cilat duam të mbështesim përfshirjen e fëmijëve në sistemin arsimor të rregullt dhe në përgjithësi në shoqëri.

Tani më ju e dini, Qeveria ka miratuar një Dekret për të drejtën e personave me aftësi të kufizuara të jenë të liruar nga participimi në studime dhe me këtë masë presim një rritje të numrit të studentëve në institucionet e arsimit të lartë.

Do të doja t’a përmend edhe aplikacionin e parë softuer- audio lexues në maqedonisht dhe shqip, i cili u promovua një vit më parë, i cili u mundëson personave me shikim të dëmtuar të përdorin kompjuterin, internetin, celularët dhe pajisjet e tjera bashkëkohore pa pagesë.

E gjithë kjo që është bërë është vetëm një motivim për të ecur përpara me tempo edhe më të shpejtë.

Trupi Koordinues Nacional për Zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe me mbështetjen e UNICEF-it, iniciuan dhe zbatuan reformën për vlersim funksionalitet të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, në krahasim me kategorizimet e mëparshme mjekësore. Me këtë reformë, fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara do të informohen për të drejtat e tyre në një vend dhe do të marrin rekomandime për ta.

Në procedurë qeveritare janë edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta, të cilat do të mundësojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Marrakeshit, e cila lehtëson aksesin në veprat e publikuara për personat me shikim të dëmtuar.

Maqedonia e Veriut, ne si Qeveri, vitet e fundit i jemi përkushtuar respektimit të diversitetit, sigurimit të barazisë dhe mundësive të barabarta, drejtësisë sociale dhe përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në marrjen e vendimeve që i prekin ata. Ne jemi fuqimisht të përkushtuar ndaj kohezionit social.

Ne përpiqemi absolutisht për një shoqëri që respekton të gjithë qytetarët e saj, që bën përpjekje për t’iu përgjigjur nevojave dhe për t’i përfshirë ata në të gjitha rrjedhat e jetës shoqërore. Kjo është arsyeja pse një nga prioritetet tona është sigurimi i mundësive të barabarta dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë tonë.

Po e përsëris edhe një herë, them shpesh që askush nuk do të mbetet vetëm këtë një mend e mendoj dhe kështu punoj. Kjo nuk është një kohë e bollëkut në këtë krizë, kjo është një kohë solidariteti kur ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë. Ky vend duhet të jetë një shtëpi për të gjithë, duhet të sigurojë kushte për të gjithë. Personat me aftësi të kufizuara janë bashkëqytetarë tanë dhe kanë të drejtë për mundësi të barabarta zhvillimi, kanë të drejtë të përfshihen në të gjitha proceset. Prandaj, sot, kur shënojmë këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ju siguroj se kjo qeveri dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të zgjidhur në mënyrë sistematike problemet dhe së bashku me ju të ofrojmë një standard më të mirë, një jetë më të mirë,një mëngjes më të mirë për gjithë qytetarët.

“Realizojmë angazhimet tona për një shoqëri për të gjithë, për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët tanë dhe rikonfirmojmë vlerën e gjithëpërfshirjes si synimin tonë më të lartë. Me zhvillimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, ne po veprojmë dhe po dëshmojmë se diversiteti nuk është diçka nga e cila duhet të kemi frikë, përkundrazi, është diçka që duhet të mësojmë dhe të jetojmë. Diversiteti forcon shoqërinë tonë demokratike dhe ne duhet të sigurojmë kushte të barabarta dhe shanse të barabarta për të gjithë qytetarët pa përjashtim, tha Trençevska.

“Udhëhequr nga premisa e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara “Asgjë për ne, pa ne”, zhvillohet një strategji kombëtare në përputhje me detyrimet dhe parimet e ndërmarra nga Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe plotësuese me Strategjinë evropiane për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, bazuar në të dhënat dhe analizat e bëra për gjendjen aktuale me respektimin dhe realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, tha Trençevska.