Që nga dita e hapjes dhe fillimit të punës, Sh.M.P “Jahja Kemal” vazhdimisht organizon ose është mikpritës i disa aktivitete shkencore, sociale, kulturore, sportive e të tjera. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të motivohen nxënësit që t’i kushtojnë më shumë rëndësi shkencës dhe arsimit dhe si rezultat i suksesit të arritur në garë të shpërblehen dhe regjistrimi në shkollën t’u mundësohet me bursë.

Sh.M.P “Jahja Kemal” më datë 17 Dhjetor 2022. (e diel) me fillim nga ora 11:00 organizon garën e 11-të në gjuhën angleze për ndarjen e bursave. Shkollat ​​fillore dhe mësuesit e lëndës angleze mund të regjistrojnë deri në 10 nxënës nga shkolla e tyre në mënyrë elektronike. Afati i fundit për regjistrim: 15.12.2022.

Për Sh.M.P “Jahja Kemal” – Bogovinë-Tetovë mund të aplikojnë shkollat e komunave të Tetovës, Gostivarit, Bogovinës, Zhelinës, Bërvenicës, Jegunovcës, Tearcës, Vrapçishtit dhe Mavrov-Rostushe. Përmes e-mail [email protected] .

Për Sh.M.P “Jahja Kemal” – Strugë mund të aplikojnë shkollat ​​e komunave të Strugës, Ohrit, Vevçanit dhe Debarcës. Përmes e-mail [email protected] .