Dha mësim pa diplomë për 20 vjet, mësuesja duhet t’i kthejë të gjitha pagat që mori


Një grua duhet të paguajë 314 mijë euro për të shlyer rrogat që dyshohet se i ka marrë në mënyrë të paligjshme për 20 vjet, raportojnë mediat italiane. Ajo ishte mësuese në një shkollë të mesme në Vimercate, një komunë në provincën e Monzës, po ka dhënë mësim pa pasur asnjë diplomë.

Në fakt, ajo mburrej se kishte dy diploma – një nga Universiteti Katolik i Milanos dhe një tjetër nga Universiteti i Parmës – të cilat nuk i kishte marrë kurrë. Gruaja kishte paraqitur dy diploma, një në psikologji dhe tjetra në pedagogji për të punuar Institutin Meroni në Lissone dhe Institutin Floriani në Vimercate.

Gjykata e Audituesve të Lombardisë tha se mësuesja “ka bërë deklarime të rreme dhe ka treguar dokumentacion të falsifikuar për të marrë kontratat e punës për të cilat aspironte”. Për këtë, ajo duhet të kthejë shumën që i ka marrë shtetit në mënyrë të padrejtë, 314 mijë euro.