Katër persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur mëngjesin e së hënës në Stamboll nga përplasja e një tramvaji me një autobus.

Përplasja ndodhi në zonën Eyupsultan të qytetit, ku treni i tramvajit u përplas dhe e ndau autobusin në dysh.

Ekipet e shpëtimit patën vështirësi të mëdha për nxjerrjen e një prej të plagosurve nga mbetjet e autobusit të qytetit. Dëmtime pësoi edhe një makinë që ishte aty pranë.