Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në një vikend shtëpizë në Luboten. I plagosuri është banor i fshatit Luboten dhe po trajtohet në kompleksin e klinikave universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Nga policia thonë se po e hetojnë rastin dhe rrethanat se si ka ardhur deri te plagosja.

“Me datë 26.11.2022 në ora 19.15 në SPB Shkup, Urgjenca Mjekësore ka raportuar se në fshatin Luboten të Shkupit nga arma e zjarrit është lënduar një person, i cili me automjet është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe kanë konstatuar se është M.L (31) nga fshati Luboten, i cili sipas raportimit fillestar të personave që kanë qenë me të, R.A dhe M.A, kanë qënë duke gjuajtur së bashku në fshatin Luboten. Sipas raportit, i plagosuri ka mbetur i vetëm në një vikend shtëpizë dhe në një moment R.A dhe M.A kanë dëgjuar një të shtënë dhe kur kanë shkuar në shtëpizë kanë gjetur të plagosurin në dhomë me një plagë arme në bark. Rasti është duke u zbardhur”, thuhet në raportin e policisë.