OMG/ Gjendet Bitcoin me vlerë 3.3 miliardë dollarë brenda një kanaçeje kokoshkash


Një sasi e madhe kriptomonedhash janë zbuluar në një kanaçe kokoshkash pas një bastisjeje nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Mbi 50,676 bitcoin, me vlerë rreth 3.36 miliardë dollarë në kohën e zbulimit, u fshehën në pajisje të ndryshme të gjetura brenda shtëpisë së një hakeri që i kishte vjedhur ato nga tregu i errët i internetit Silk Road, raportojnë mediat e huaja.

James Zhong, 32 vjeç, u deklarua fajtor javën e kaluar për kryerjen e mashtrimit kompjuterik në shtator 2012, pasi kishte shfrytëzuar një boshllëk në strukturën e pagesave të faqes së internetit.

Agjentët e zbatimit të ligjit gjetën kripton e vjedhur gati një dekadë më vonë në hard disqe dhe USB në shtëpinë e Z. Zhong.