Autoritetet gjermane kanë ngritur kallëzim penal ndaj një gjermani vendor në Hamburg, pasi që kishte përdorur fyerje raciste ndaj një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, me vendqëndrim në Gjermani.

Policia theksoi se 30 vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut ishte përballur me fyerje të rënda raciste nga një gjerman 59 vjeçar, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për fyerje dhe nxitje të urrejtjes.

Ngjarja kishte ndodhur në një vend parkimi kur janë përballur shtetasi i Maqedonisë së Veriut dhe gjermani, ndërsa e gjithë kjo ishte xhiruar me telefon nga një kalimtar i rastit.