Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri sot në ceremoninë me rastin e fillimit të rindërtimit të objekteve në Kazermën “Ilinden” falënderoi të gjithë funksionarët që kanë ndihmuar në realizimin e projekteve për UNT. Zeqiri tha se sa herë që ka pasur probleme në lidhje me universitetin, personalisht i është drejtuar funksionarëve të ndryshëm por edhe vetë Ali Ahmetit, me qëllim që të gjenden zgjidhje.

“Për këtë dëshiroj të falënderoj, një falënderim të madh dërgoj te gjithë ju që dhatë kontribut për të na bërë me shtëpinë tonë, duke filluar nga ju z.Ahmeti, nga secili ministër, zv/ministër, deputetë. Dorën në zemër, duhet të jem i hapur se kur kam pasur pengesa jam drejtuar te deputeti z.Mexhiti, te Arbër Ademi, te kryetari, në komunikim intensiv me ministrin e Financave Besimin, me ministrin Jetonin dhe të gjithë më kanë ndihmuar në këtë situatë që kemi tash”, tha mes tjerash Zeqiri.