Holanda fiton pastër ndaj Katarit dhe kualifikohet tutje


Holanda e ka siguruar kualifikimin tutje në fazën e 1/8 së Kupës së Botës.

“Tulipanët” triumfuan 2:0 ndaj Katarit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Gakpo kaloi Holandën në epërsi në minutën e 26-të të ndeshjes, pas asistimit të Klaassen.
Me të nisur pjesa e dytë, Holanda e shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e 49-të.

Depay goditi, por gjuajtjen e tij e priti portieri nikoqir. Pas topit të kthyer, De Jong u gjend më së miri, duke e tundur portën e Katarit.

Me këtë fitore, Holanda e përfundon grupin A si lidere me shtatë pikë.

Në 1/8 e finales, Holanda do të përballet me ekipin që përfundon i dyti në grupin B.

Në anën tjetër, Katari e mbyll këtë aventurë në vendin e fundit, pa pikë dhe me vetëm një gol të shënuar.