Drejtori sportiv i KF Gostivari, Muhamed Ismaili për Open-TV: Sponsori i klubit Enes Usta rilindi klubin, ja si u morëm vesh me ‘Kastriotët’ (VIDEO)


Me ardhjen e sponsorit të ri, Enes Usta, KF Gostivari ka ndryshuar për të mirë. Ata janë i vetmi ekip në Ligë që nuk ka pësuar humbje. Në 13 ndeshje kanë shënuar 9 fitore dhe 4 humbje dhe gjenden në vendin e dytë me 31 pikë, një më pak se lideri aktual Vardari dhe një pikë më shumë se Voska Sport në vendin e tretë, shkruan Open-TV.

Drejtori i ri sportiv i KF Gostivari, Muhamed Ismaili, në një intervistë të shkurtër për mikrofoin e Open-TV, tha se pronari i ri i klubit ka rilindur klubin. Ai foli edhe për barazimin e papritur në ndeshjen e fundit ndaj Detonit Plackovica (1-1), për pritjet në dy ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me tifozët e tyre Kastriotët.

“Gostivari është një rilindje i futbollit të klubit, të KF Gostivari, me ardhjen e një sponsori Enes Usta, ka ndryshyar klubi i futbollit Gostivari. Ndërsa, me ardhjen time si njohës i sportit, jemi e vetmja ekip në dy kategoritë në Maqedoni që jemi të pamposhtur. Ky është futbolli, kundër Detonit Plackovica nuk e deshi, portieri mysafir i shpëtoi pesë gola të qindëpërqindtë, por edhe pas këtij barazimi ne vazhdojmë, sepse jemi pretendentë më serioz për inkuadrim në ligën e parë”, deklaroi drejtori sportiv Muhamed Ismail për Open-TV.

“Deri në fund të sezonit vjeshtor i kemi dhe dy ndeshje, tash luajmë me të fundit në tabele, Borecin, kurse në shtëpi e presim Karaormanin, ndërsa kundërshtarët tanë, Vardari, Voska Sport dhe Pelisteri, faktikishtë Voska Sport luan në Radovish, kurse Vardari me Pelisterin dhe ne shpresojmë se prap do të jemi të parët”, shtoi ai.

“Nënkuptohet se edhe në familjen më të ngushtë ndonjëherë kemi mosmarrëveshje, por kryesorja është në fund ajo të rezultoj me marrëveshje ‘xhentelmene’ dhe ne si ‘xhentelmen’ të Gostivarit u morëm vesh që të vazhdojmë së bashku që për hir të klubit të futbolit Gostivari, sepse ai është mbi të gjithë ne, është mbi tifozët, mbi kryesinë”, përfundoi Muhamed Ismaili, drejtori sportiv i KF Gostivari për Open-TV.