Një entuziast 20 vjeçar i kubit të rubikut në Britani theu një rekord botëror Guinness duke zgjidhur 6931 enigma në 24 orë.

George Scholey transmetoi drejtpërdrejt përpjekjen e tij nga një dhomë hoteli në Londër, teksa filloi që ta thyej rekordin për numrin më të madh të kubeve të zgjidhura në 24 orë.

Scholey, përpjekja e të cilit ishte caktuar të përkonte me Ditën Botërore të Rekordeve Guinness, zgjidhi 6,931 kube në 24 orë, duke thyer rekordin prej 5,800, i cili u vendos nga Eric Limeback i Kanadasë në 2013, raporton UPI.

Ai është kampioni në fuqi i kubeve në Britani dhe renditet si një nga më të zgjidhësit më të shpejtë në botë nga Shoqata Botërore e Kubeve.

“Pjesa më e vështirë e rekordit ishte arritja e pikës prej 12 orëve”, tha Scholey për Guinness World Records, duke shtuar: “Unë u ndjeva mjaft i lodhur dhe të gjithë të tjerët ishin kaq të emocionuar”.

“Ata po festonin, duke thënë ‘Je në rrugë të mirë për të thyer rekordin’. Por më pas mendova: ‘Janë vetëm 12 orë’”, vazhdoi ai.

Scholey tha se ishte i zhgënjyer që nuk arriti në shifrën e 7,000 kubave të zgjidhur.

“Në fund të natës pashë se po i afrohesha 7,000 dhe jam pak i mërzitur që nuk e arrita atë rezultat. Por kjo është mirë”, bëri të ditur George.

“Unë gjithashtu bëra pushime, dhe është një përpjekje që kaloi edhe më shumë se 24 orë”, deklaroi ai.