Ariu futet në një kafene në Kaliforni, vjedh biskota (VIDEO)


Një ari vizitoi një kafene në Kaliforni, dhe u kap nga kamerat duke vjedhur biskota, përpara se policia ta largonte atë nga aty.

Një punëtor i kafenesë “Nestle Toll House Cafe by Chip” në Heavenly Village të South Lake Tahoe bëri foto dhe video kur ariu hyri aty brenda në mbrëmjen e së mërkurës.

Ndërsa punëtorët prisnin që policia të mbërrinte, ariu u ngjit në banakun ku gjendeshin biskotat, dhe arriti që t’i hante disa prej tyre, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.
Pasi oficerët mbërritën, ata ishin në gjendje që ta dëbonin ariun nga lokali në fjalë.

Në fakt, ky ari, nuk ishte i pari që hyri në telashe për shkak të “dhëmbit të tij të ëmbël”.

Në muajin shtator, një tjetër ari ishte kapur nga kamerat duke vjedhur kek nga festa e ditëlindjes së një 2-vjeçari në West Hartford të Connecticut.