Sipas një renditjeje nga revista e udhëtimeve Wanderlust, Greqia, Spanja, Franca, Italia, Kroacia, Zvicra, Skocia, Gjermania, Portugalia dhe Austria, vlerësohen si 10 nga destinacionet më tërheqëse në Europë.

Kroacia u rendit në vendin e 5-të, duke u cilësuar si një nga destinacionet më të dëshiruara evropiane në ceremoninë e 21-të të çmimeve prestigjioze Wanderlust Travel Awards të organizuar nga revista britanike e udhëtimeve Wanderlust – ndërsa Dubrovniku u shpall si qyteti më i dëshiruar nga turistët.

Lexo Edhe:
Sipas një deklarate të fundit nga Bordi Kombëtar i Turizmit Kroat, Kroacia arriti t’ia kalonte vendeve si Austria, Zvicra, Portugalia, Gjermania dhe Skocia.
Në të njëjtën kohë, ishulli i tij Hvar u rendit në vendin e 7-të në kategorinë e dhjetë destinacioneve më të mira ishullore në BE.

Pamje e qytetit turisitik te Dubrovnikut ne Kroaci
Më parë, Dubrovniku ishte zgjedhur si një nga qytetet më miqësore në Evropë për këtë vit, i cili gjithashtu doli në vendin e 12-të në çmimet Wanderlust Readers’ Choice Awards.

Shtetet më të dëshirueshme (Evropë)
Greqia
Spanja
Franca
Italia
Kroacia
Zvicra
Skocia
Gjermania
Portugalia
Austri
Qytetet më të dëshirueshme (Evropë)
Dubrovnik
Talin
Lisbonë
Stamboll
Sevilja
Lubjanë
Bordo
Kopenhagë
Salzburg
Mostar
Ishujt më të dëshirueshëm (Evropë)
Irlanda
Malta
Kreta
Siçilia
Madeira
Spitsbergen
Hvar
Isle of Skye
Tenerife
Xhersi