Tesla me dy modele të vogla të makinave elektrike – shumë më të lira


CEO i Tesla-s, Elon Musk, ka zbuluar detaje të platformës së ardhshme të veturave, e cila do të jetë e treta në përgjithësi pas asaj të madhe të përdorur nga Modeli S dhe X dhe asaj kompakte në të cilën janë bazuar Modeli 3 dhe Y.

Musk tha se platforma e re do të jetë më e vogël në krahasim me platformën Model 3 dhe Y dhe do të arrijë afërsisht gjysmën e çmimit të saj, transmeton Telegrafi. Megjithatë, ai nuk ka treguar se kur do të arrijë platforma e re, por se është fokusi primar i ekipit për zhvillimin e automjeteve të reja.

Ai vuri në dukje se prodhimi i veturës së ardhshme të Tesla do të eklipsojë numrat e Model 3 dhe Model X, të cilat përbënin deri në 95 për qind të dërgesave totale në tremujorin e tretë të 2022. Në deklaratën e tij, ai shkoi një hap më tej duke thënë se modeli i ri do të kalojë prodhimin e të gjitha veturave të tjera Tesla të kombinuara.

Prodhimi i dy kopjeve të makinës së re do t’i kushtojë Teslës po aq sa prodhimi i një modeli 3.
Megjithatë, pavarësisht platformës më të lirë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se vetura e re do të jetë dy herë më e lirë se modeli 3, por çmimi do të jetë padyshim dukshëm më i ulët.

Është e vështirë të thuhet se kur do të dalë modeli i ri në treg, por nuk do të ndodhë derisa Tesla të jetë në prodhimin e plotë të Cybertruck dhe Campion Semi. Prandaj, kjo makinë nuk duhet të pritet përpara vitit 2024, nëse fabrika e Tesla-s në Kinë nuk merr “dritën jeshile” për ta sjellë modelin në treg më herët.