Policia jep detaje për rastin ku dyshohet se e mitura u dhunua nga axha


Policia ka dhënë detaje të tjera lidhur me dhunimin e një të miture në fshatin Vrellë të Istogut.

Klankosova.tv jozyrtarisht ka kuptuar se i dyshuari i cili është arrestuar ka dhunuar vajzën e vëllait.

Në raportin e sotëm policor, ndër të tjera thuhet se viktima 15-vjeçare ka njoftuar se i dyshuari e ka dhunuar të miturën gjatë shtatorit të vitit të kaluar. E njëjta ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa të dyshuarit i cili është arrestuar, i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Poashtu, policia njofton se i njëjti gjendet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë.