NASA njoftoi se kryhet me sukses përpjekja e saj e fundit


Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) njoftoi se përpjekja e saj e fundit për të devijuar rrugën e një asteroidi ishte e suksesshme.

Shkencëtarët kanë konfirmuar tani se orbita e shkëmbit hapësinor 160 metra të gjerë të njohur si Dimorphos u ndryshua kur sonda Dart u përplas me të muajin e kaluar, raporton theguardian.

Studiuesit arritën në përfundimin pas matjeve duke përdorur një seri teleskopësh hapësinorë dhe tokësorë.

Misioni u krijua për të testuar një strategji të mundshme për mbrojtjen e Tokës kundër objekteve kërcënuese.

Arritja e Dartit dëshmon se një ide e tillë mund të kishte sukses, me kusht që të nisej mjaft herët dhe qëllimi të mos ishte tepër masiv.

“Ky mision tregon se NASA po përpiqet të jetë gati për çdo gjë që na hedh hapësirë”, tha shefi i agjencisë Bill Nelson.