Kompania Mercedes-Benz tërhiqet nga Rusia


Gjiganti gjerman Mecedes-Benz, është kompania e fundit që është tërhequr nga tregu rus. Kompania gjithashtu ka deklaruar se do të shesin edhe fabrikën në Rusi, sipas The Guardian.

Mercedes është prodhuesi i tretë i makinave që po tërheq kompaninë nga Rusia. Bëhet fjalë për prodhuesin e tretë të makinave, që ka njoftuar se po largohet përfundimisht nga Rusia.

Vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, dhe në kuadër të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.