Arrestohen dy persona, dyshohet se mashtruan me bileta udhëtimi dhe fituan 60 mijë euro


Policia, gjatë ditës së djeshme, ka arrestuar dy persona në Prishtinë nën dyshimin se kanë mashtruar qytetarët me bileta udhëtimi dhe kanë përfituar jashtëligjshëm 60 mijë euro.

Të njëjtit kanë rezervuar bileta udhëtimi në relacionin Zvicër-Koovë dhe anasjelltas, por këto fluturime nuk janë realizuar.

Policia bën të ditur se të dyshuarve u janë sekuestruar 35 mijë franga që i kishin me vete gjatë momentit të arrestimit.

“Prishtinë (NN) 2021-2022 – NN. Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar. Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.