Vazhdon seanca ku diskutohet mbi krizën energjetike


Në Kuvend sot u mbajt vazhdimi i seancës së 37-të të Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri, në rend dite të së cilës janë propozim-vendimet për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike dhe për ekzistimin e gjendjes së krizës në rajonin e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë së ngrohjes, mundësinë për shfrytëzimin e derivatit alternativ dhe gjendjes në tregun e energjisë së ngrohjes, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në seancë diskutuan vetëm deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të cilët akuzuan për “paaftësinë” gjatë menaxhimit me situatat e krizave në shtet.

Deputetët e opozitës njëherit akuzuan se shpallja e gjendjes së krizës do të thotë “rrethana të lehtësuara për shpenzimin e parave të popullit”.

Komisioni debatin për këtë seancë do ta vazhdojnë nesër.