Ka pasur përçarje çdoherë në BDI, kur vijnë zgjedhjet ata bashkohen. Duke komentuar ndodhitë e fundit në BDI ushtruesi i detyrës Kryetar i ASH Arben Taravari në emisionin Klan Debat thotë se nuk sheh diçka serioze përveç se loj fëmijësh. E rreth bashkëpunimit me grupin e zjarrin ai përgjigjet.

‘‘Tash për tash nuk kemi biseduar. Këta ngjaret e fundit në Bdi ma kujtojnë një fenomen në psikologji dezhavu, nuk e di si do të zhvillojen aktivitetet dhe nuk du të hyjë në punet e brendshme të partive tjera. Nuk kam ndonjë përgjigje dhe as që e kam menduar deri më tash, do ta bëjmë si grup, nuk shohëm diçka serioze më shumë na duket si loj fëmijës. Bdi çdo herë ka pasur përçarje por prap i sheh të bashkuar para zgjedhjeve” – tha Taravari.