Moti sot në vendin tonë pritet të jetë i paqëndrueshëm, me diell por dhe me vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimeve të motit nëpër disa vende, pasdite reshjet e shiut mund të shoqërohen me breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.