Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp deklaroi se Këshilli Ekonomik pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sontme ka sjell vendim që ngrohja për qytetarët e Shkupit të filloj më 15 tetor.

“Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes për qytetarët e Shkupit, janë siguruar mjetet e nevojshme për ngrohje termike. Kjo krizë kemi thënë që bashkë do ta kalojmë ashtu siç e kaluam krizën me pandeminë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Do të ketë ngrohje për banorët e Shkupit, tha në konferencën e jashtëzokonshme për media kryeministri Kovaçevski.

“Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes për qytetarët e Shkupit, janë siguruar mjetet e nevojshme për ngrohje termike.

Të gjitha shkollat ​​dhe institucionet shëndetësore do të subvencionohen me çmim më të favorshëm për energjinë elektrike.

Kryeministri u bën apel qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.

– Çdo kilovat orë e kursyer do të thotë kursim i Buxhetit dhe përmirësim i cilësisë së jetës. Tani është koha e kursimeve dhe po kursejmë për të pasur energji elektrike deklaroi kryemnistri Kovaçevski.