-ads3-

Floyd Mayweather ka konfirmuar se është sërish në bisedime për t’u ndeshur me McGregor.

Legjenda amerikane i vari zyrtarisht dorezat në vitin 2017 pasi mundi McGregor në dhjetë raunde në Las Vegas. Që atëherë, Mayëeather ka pasur tre ndeshje, të cilat nuk kanë qenë shumë zyrtare dhe nuk kanë ndikuar në rekordin e tij historik 50-0. “SunSport” zbuloi fillimisht bisedimet për një ndeshje kthimi me irlandezin dhe se si rivalët po negociojnë kushtet e marrëveshjes.

Në një intervistë për “Daily Mail”, Mayweather konfirmoi diskutimet e vazhdueshme me McGregor për një ndeshje tjetër vitin e ardhshëm.

“Kam një ndeshje me McGregor në vitin 2023. Ne nuk e dimë nëse do të jetë një ndeshje e një lufte të vërtetë. Por ka pasur bisedime nga të dyja palët. Unë do të preferoja shumë të kishte një sfidë.”