-ads3-

“A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në, me pranimin e konkluzioneve kuvendore” – me këtë nënkuptojmë se është praktikisht e pamundur që formalisht dhe juridikisht të refuzohet nisma, tha kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, duke bërë të ditur si do ta formulojë partia e tij pyetjen për referendum të cilin po e iniciojnë pasi nisma e VMRO-DPMNE-së u refuzua nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Sipas tij, nisma e Hristijan Mickoskit ka qenë formalisht dhe juridikisht korrekte, por se e Majta, për dallim nga VMRO-DPMNE, nuk do të “sulmojë” drejtpërdrejt Marrëveshjen me Bullgarinë, por Konkluzionet në mënyrë që, siç tha ai, “të mos i jepen municione Talat Xhaferit të pretendojë të jetë gjyqtar kushtetues, pra të interpretojë Kushtetutën”.

“Po shkojmë në një variant në të cilin rrëfimi do të jetë “kundër” dhe jo “për”, pra një rrëfim i vazhdimit të frymës së protestave antiqeveritare kundër bullgarizimit, të cilat ishin më masive që nga ardhja e LSDM-së në pushtet”, tha Apasiev në emisionin “Samo intervju” në televizionin Kanal5.

Ata do të kërkojnë, tha ai, referendum të detyrueshëm, dhe pasi që sipas Ligjit tonë për referendum deklarata është “pro” dhe “kundër”, ai pret që qytetarët të votojnë kundër çështjes.

“Çështja është se ne tani po procedojmë në përputhje me nenin 24 të Ligjit për Referendum, që në nivel shtetëror mund të shpallet referendum për vendimet e Kuvendit ose për deklaratat e qytetarëve për çështje të tjera që vendos Kuvendi. Domethënë, ato “çështje të tjera që i vendos Kuvendi” janë këto konkluzionet që po i nxjerrim në referendum”, sqaroi Apasiev.

Problemi në Konkluzionet, tha ai, është në pikën 1 – e cila prezanton Kornizën Negociuese dmth. tre dokumentet që nuk iu dorëzuan deputetëve dhe pika 3g që është e ashtuquajtura Propozimi francez.