-ads3-

Tronditjet poltike në Maqdoninë e Veriut kanë ngjallur interes të madh në opinion. Përçarja me BDI-në, futja eventuale e ASH-së në Qeveri ndarja e Arsovskës me VMRo-në janë disa nga “truamt” poltike në vend. 64 deputetët aktualë që përbëjnë shumicën qeveritare në Kuvend shumë lehtë mund të zbresin në 62, sidomos pas “grupit të zjarrit” të BDI-së.

Për këtë ka folur analisti Sinisha Pekevski ku sipas tij këtë qeveri e mba Amerika.

“Ambasada e SHBA-së nuk do të lejojë që tash të bjerë Qeveria e LSDM-së, kështu që nëse kërcasin diku, atëherë do të gjendet ndihmë nga çdo parti politike, përfshirë edhe Aleancën për Shqiptarët. Duke folur hipotetikisht, partia e Kovaçevskit do të bënte gjithçka për të qëndruar në pushtet, kështu që sigurisht ka shumë gjasa që t’i ofrojë një koalicion partisë së Arben Taravarit. Në kushte normale, LSDM-ja do të ishte e gatshme t’i jepte atij gjithçka që kërkon partneri i ri i koalicionit, diçka që Zaev e bëri tashmë me Alternativën e Gashit”, thotë analist Sinisha Pekevski për PlusInfo

AI më tej pajtohet se Aleanca për Shqiptarët është më afër përfundimit të marrëveshjes së koalicionit me qeverinë, por siç shpjegon ai negociatat do të jenë të vështira, sepse këtë herë kryeministri nuk do të mund të shpërndajë ministrore dhe drejtori, pozitat siç bënte vitin e kaluar kur erdhi në krye të ekzekutivit.

“Kur them se nuk do të mund të disponohen funksione drejtuese dhe ministrore, në fakt mendoj se funksionet ministrore dhe drejtuese tashmë e kanë humbur vlerën e tyre. Dhe vlera humbet kur ka probleme serioze financiare. Kovaçevski mund t’i ofrojë të gjitha ministritë, por harron se Maqedonia po përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe energjetike. Ne jemi në pritje të falimentimit. Po nëse ai u ofron partnerëve të rinj të koalicionit poste ministrore apo drejtoresh? Është sikur dikush të thotë se do të marrësh 50 për qind të zeros. Dhe sa do të merrni? Të gjithë janë të interesuar për përfitime, askush nuk dëshiron të jetë drejtor pa pushtet dhe pa financa. Po sikur të merrni një pozicion dhe të gjithë të kërcejnë dhe të qajnë sepse nuk janë paguar? Prandaj mendoj se kjo punë do të jetë e vështirë, por të shohim”, shpjegon Pekevski.