Mbrëmë (24/25 shtator) nga ora 22:00 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve në rajonin e gjerë të Pollogut – nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 36 drejtues mjetesh (TE-24 dhe GV-12) të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, nga të cilët 1(TE) ka nivel të alkoolit në gjak 2.89. Të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe janë konfiskuar patent shoferi përkohësisht dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse. Në këtë kontroll aksion janë sanksionuar në mënyrë adekuate edhe 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-13 dhe GV-5). SPB Tetovë apelon sërish, sidomos të rinjtë dhe mbi të gjitha në fundjavë, që të mos hipin në timon nëse kanë konsumuar më parë alkool dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, por edhe të mos ngasin makinën me shpejtësi më të madhe dhe të mos parakalojnë në vende dhe mënyrë të palejuara. Duke vepruar kështu, ata do të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së përgjithshme të trafikut në rajon dhe më gjerë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Taravari: Fitorja më 8 maj është punë e kryer, vala e ndryshimit nuk ndalet
- Gashi: Do ofrojmë plan program që do jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve
- Osmani nga lagjja e tij: Ju faleminderit shokë!
- Izet Mexhiti i përgjigjet ashpër Ahmetit: E ndjesh humbjen, ke fituar duke përçarë
- Xhezair Shaqiri -Hoxha tregon çka i ka thënë Izet Mexhitit
- Pas takimit me OEMVP, Osmani shpalos shtyllën e dytë të programit të tij, që ka të bëjë me ekonominë
- Mamuti: Shtetet me mendësi komuniste po përdorin propagandën dhe kastën e korruptuar për të subvertuar procesin demokratik në RMV
- Bujar Osmani para Arben Taravarit edhe me… (VIDEO)
- VIDEO/ Mexhiti pjesë e Frontit Europian? Ali Ahmeti: Do i kisha thënë Mexhitit të mos ç’burrnohet
- Xhenis Sulimani zëdhënës i Shtabit të kandidatit për president, Bujar Osmanit