Është mbyllur në barazim 2-2 përballja mes Fulham dhe Liverpool. Skuadra e ngjitur këtë sezon në Premier League befasoi të besuarit e Jurgen Klopp në minutën e 32-të kur Mitrovic do të kalonte në avantazh vendasit.

E gjitha festa në kampion e skuadrës së Fulham teksa pjesa e parë mes tyre do të mbyllej me shifrat 1-0, me “The Reds” që do të mundin vetëm të franksionin e dytë të barazonin rezultatin, kur “100 milionshi”, Darwin Nunez në 64’ me finte do të gjente dhe golin e parë zyrtar në Premier League.

1-1 dhe mendohej se tashmë nën kampionët e Anglisë do të mund të kthenin rezultatin, por ndodhi përsëri befasia kur Fulham përsëri me Mitrovic 72’ do të rikthente sërish në avantazh skuadrën e tij.

Festa e vendasve këtë herë zgjat vetëm 8 minuta, pasi Salah i asistuar nga Nunez do të vendoste sërish baraspeshën, 2-2, në një takim që rezultoi të ishte i luftuar deri në minutën e fundit të saj, por të besuarit e Klopp nuk do të mundin ta nisnin me këmbën e mbarë këtë sezon të ri futbollistik.