VIDEO/ Lewandowski rikthetet në Munich, tifozët e Bayern marrin “hak” ndaj sulmuesit


Robert Lewandwoski është rikthyer në Munich për të marrë disa nga sendet personale që ka lënë pas.

Një moment aspak i bukur i ka ndodhur sulmuesit polak në momentin kur ka qenë duke u larguar, ku disa tifozë të Bayern Munich e kanë rrethuar dhe kanë filluar të brohorasin “Hala Madrid”.

Ish-tifozët e tij nuk e kanë pritur mirë largimin e idhullit të tyre dhe kështu rikthimin e tij momental nuk ia kanë bërë të lehtë. Ai kaloi rreth 8 sezone te klubi gjerman dhe me performancën e tij bëri që tifozeria ta adhuronte./ h.ll/abcnews.al