Disa portale kanë publikuar lajmin se Arjan Tase, polici që vrau me skaf Jonadën më plazhin e Potamit më 2 gusht është nip i kreut te Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky i fundit ka hedhur poshtë pretendimet e portaleve nëpërmjet një postimin në Twitter, ku thotë se nuk ka asnjë lidhje me Arjan Tase, dhe se ai duhet të marrë dënim shembullor nga drejtësia shqiptare.