Tifozët mbajnë “frymën”, nisin zyrtarisht sot 3 kampionatet kryesore, ja sfidat


Nuk ndodh shpesh që kampionatet europiane të nisin në javën e parë të gushtit, por këtë vit është risi, pasi Botërori “Katar 2022” ka përshpejtuar paksa gjërat.

Dita e sotme do të shikojë të nisin 3 kampionatet elitare, teksa në fushën e blertë do të zbresin skuadrët për të luajtur ndeshjet e sezonit të ri 2022-2023.

Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1 do të marrin skenën mbrëmjen e sotme, teksa në fushën e lojës do të vihen përballë njëra-tjetrës 6 skuadra, të cilat do të luftojnë të nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri futbollistik.

Sezonin 2022-2023 zyrtarisht do e hapë përballja mes Eintracht Frankfurt-Bayern Munich në orën 20:30, me kampionët e Gjermanisë që kërkojnë mbrojtjen e fronit pa Lewandowskin në skuadër të larguar në “Camp Nou”, por më një Mane më në formë se kurrë, ndërsa kampionët e Europa League do tentojnë të mos dali pa pikë nga ky duel.

Crystal Palace-Arsenal është dueli që do të ngre siparin në Angli, me “Topçinjtë” që kanë bërë afrime “big” në këtë merkato, me takimin që nis që orën 21:00.

Në Ligue 1 Lyon-Ac Ajaçio do të marrë skenën në orën 21:00, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitë që do kërkojë me patjetër të qëndrojë për më shumë se një sezon.