Shkëndija në Stokholm me përkrahje të “Ballistëve”


SHAQIRI-KEMI ARDHUR KËTU QË TË LUAJMË NJË NDESHJE TË BUKUR

Sonte me fillim në orën 19:00, në stadiumin “Friends Arena” zhvillohet ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës mes skuadrës suedeze AIK Stokholm dhe Shkëndijës së Tetovës.

Ekipi i Shkëndijës mbrëmë ka zhvilluar séancën e fundit stërvitore, ndërsa para saj shefi i stafit teknik Artim Shaqiri dhe futbolliti Mexhit Neziri në pres konferencën zyrtare shprehën pikpamjet e tyre për takimin sotëm me AIK-un. Trajneri Shaqiri tha se duhet të luajnë për ti kënaqur tifozët dhe për të nxjerr rezultat pozitiv

“Kemi ardhur këtu që të luajmë një ndeshje të bukur dhe të marrim një rezultat pozitiv. Kemi ardhë që të nderojmë edhe tifozët të cilë do të jenë të pranishëm në tribuna, Ballistët të cilët kanë bërë një rrugë të gjatë për të përkrahur ekipin.””deklaroi Artim Shaqiri – Trajneri I KF Shkëndija

Me tone optimiste për ndeshjen e sotme u shprehë edhe mbrojtësi Mexhit Neziri

“Shpresoj se do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv, e që më pastaj në ndeshjen kthyese në Shkup të arrijmë kualifikimin””deklaroi Mexhit Neziri futbollist I KF Shkëndija

Në Stokholm pë r të përkrahur ekipin e zemrës kanë udhëtuar dhjetra tifozë. Ndeshja AIK Stokholm – Shkëndija fillon në orën 19:00, ndërsa drejtësin do ta ndaj Bram van Driessche nga Belgjika./KlanMacedonia/