Po martohet? Monika Lubonja: Po e provoj përsëri (VIDEO)


Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip” Monika Lubonja ka surprizuar ndjekësit me një video që ka ndarë në rrjetin social Instagram.

Ish banorja e “Big Brother VIP” është shfaqur me një fustan të bardhë dhe me lule në dorë, gjë që ka shtuar dyshimet se mund të jetë martuar ose është në prag martese.

“Po e provoj përsëri”, ka shkruar ajo duke nxitur aludimet se i ka dhënë fund beqarisë.

Për më tepër, burime për revistën Story janë shprehur se aktorja po i jep fund beqarisë dhe se është shumë e lumtur. Megjithatë, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e aktores.

https://www.instagram.com/reel/Cg426OlFPem/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e1eeb5f8-e247-401b-b07d-386298f46508