Qytetarët do të paguajnë taksa më të larta, por duan që paratë të përfundojnë në qëllime zhvillimore, e jo te individët apo grupet, gjegjësisht të kenë shërbime më të mira dhe cilësore, thotë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” Bllagica Petreski nga “Finance Think”.

“Ekonomia gri është një burim i rëndësishëm financimi ku Qeveria do të duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje në periudhën e ardhshme dhe të tërheqë burime shtesë të fondeve nga këtu. Në hulumtimin e bërë nga Finance Think, tregon se ulja më e madhe e ekonomisë gri u arrit në vitin 2008 me kalimin nga taksa progresive në atë të sheshtë. Dhe për të qenë të qartë, ndoshta kjo ulje nuk vjen si pasojë e kalimit nga tatimi progresiv në atë të sheshtë, por shumë më tepër për shkak të uljes së përgjithshme të taksave në seksionin e të ardhurave personale.

Është një aspekt, nëse nuk ndërhyhet përmes tarifave tatimore, aspekti i dytë i ndërhyrjes dhe përballjes me ekonominë gri është forcimi i kapaciteteve administrative, mbi të gjitha kapacitetet e inspektorateve për të luftuar ekonominë informale. Këtu duhet përmendur edhe moralin tatimor, gjegjësisht bindjen e taksapaguesve se – po, do të paguaj taksa më të larta, por ato mjete do të përfundojnë për qëllime zhvillimore, e jo për qëllime të individëve apo grupeve të vogla të interesit”, thotë Petreski.