Bartësi i Listës për këshilltarë në komunën e Tetovës nga radhët e PDSH-së, Visar Palloshi në “Click 21” tha se në kohën kur ka qeverisur PDSH me Tetovën, qyteti ka lulëzuar, ndërsa pohoi se do të tentojnë që ta rikthejnë Tetovën në kryeqendër shqiptare.

“Tetova ka qenë kryeqendër shqiptare, vetë tetovarët e dinë periudhën kur ka qenë PDSH në pushtet absolut, vitet 1998-2002 edhe më herët , ku tetovarët i kanë pasur të gjitha liritë dhe të gjitha bizneset kanë lulëzuar, me këtë moto ne do të tentojmë dhe do ta kthejmë në kryeqendër shqiptare”, pohoi mes tjerash Palloshi.