Banorët e fshatit Pallçisht kanë paralajmëruar sërish protestë për shkak të pakënaqësive që i kan shprehur edhe më parë,
edhe pse banorët e fshatit Pallçisht u morrën vesh me kryetarin e komunës përmes një letre.
Por edhe pas kësaj kryetari nuk e mbajti premtimin. Ata organizuan një protestë ku kryetari ishte i pranishëm dhe sërish në sy të të gjithëve dhe para mediave tha se do të mbahen premtimet që janë bërë, që janë nënshkruar në atë letër.
Nga ajo marrëveshje mes kryetarit dhe banorëve të Pallçishtit është realizuar vetëm një rrugicë me begatonka.