Musliu: Gjuha shqipe, universitetet, ansambli shqiptar, janë vetëm disa nga të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit


Duke numëruar të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit të nënshkruar 21 vite më parë, zëvendëskryeministri i asaj kohe, njëherit edhe nënkryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) parti e cila aso kohe në pushtet, Qemal Musliu për indeks ka thënë se kontribut të madhë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka dhënë Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe përfaqësuesi i sajë z. Ali Ahmeti.

Deklaroi se përfaqësuesit politik të asaj kohe kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm me UÇK-në dhe se nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë ka sjellë shumë të mira për popullin shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Përfaqësuesit e partive politike në bashkëpunim me udhëheqësinë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sepse këtu mund të them se në këtë marrëveshje, ndikimi ka qenë shumë i madhë i përfaqësuesve të UÇK-së, për arsye se ne nuk kemi mundur si faktor politik të venim ndonjë nënshkrim pa pëlqimin, ose koordinimin me përfaqësuesin e UÇK-së, z. Ali ahmeti”, tha Musliu.

Ai ka thënë se 21 vite pas marrëveshjes së Ohrit shqiptarët kanë shumë të arritura. Mes tjerash të arritura ka edhe në sferën e arsimit siç thotë ku kanë dy universitete, kanë ansamblin shqiptar po edhe shumë të rinjë e të reja janë të punësuar nëpër institucione e nëpër spitale.