Ditën e sotme është prezantuar zyrtarisht Robert Lewandowski para mijërave tifozëve. Të prnishëm në “Camp Nou” ishin jo pak por 30 mijë tifozë të cilët panë nga afër sulmuesin pokal.

Fjalët e para të polakut ishin në dialektin katalan: “Estic molt content” (jam shumë i lumtur), duke shtuar: “Faleminderit shumë”.

Sulmuesi polak, më pas foli në anglisht, duke pranuar se është nder të jesh lojtar i Barcelonës: “Ka qenë një rrugë e gjatë, por në fund jam këtu. Jam shumë i lumtur. Jam i sigurt që do të shënoj shumë gola në këtë stadium. Pres mbështetjen tuaj”, – u tha ai tifozëve.

Përpara një turme të tillë, Lewandowski pranoi se “është e pabesueshme të shohësh kaq shumë tifozë në këtë stadium. Është shumë e veçantë për mua. Jam i sigurt se çdo ndeshje në “Camp Nou” do të jetë magjike. Shpresoj të fitojmë tituj. Unë e di që tifozët do të vijnë në stadium të dielën për të na dhënë mbështetjen e tyre. Jam i sigurt se ndeshjen e fundit para fillimit të sezonit ata do të vijnë për të na brohoritur, është shume e rëndësishme”.