Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotmë si pasojë e një aksidenti.

Burime për Abc bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshatit Lumalas, në aksin Korçë-Pogradec.

Si pasojë e plagëve të marra, personi ka ndërruar jetë. Nuk dihet ende identiteti i personit që ka ndërruar jetë dhe i drejtuesit të makinës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Abcnews.al/