Lind elefanti i rrallë i bardhë. Myanmar në “festë”, e konsideron të shenjtë


Televizioni shtetëror i Mianmarit publikoi pamjet e një elefanti të rrallë të porsalindur në shtetin Rakhine. Historikisht, elefantët e bardhë konsideroheshin jashtëzakonisht të rëndësishëm në kulturën e Azisë Juglindore dhe sipas besimit budist konsiderohen kafshë mbarësie.

Lind elefanti i rrallë i bardhë. Myanmar në

Një elefant i rrallë, në gjyrë të bardhë, ka lindur në Mianmari perëndimor, teksa banorët në vendin me shumicë budiste besojnë se është një krijesë mbarësie.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I lindur muajin e kaluar në shtetin perëndimor Rakhine, elefanti peshon rreth 80 kilogramë dhe zotëron shtatë nga tetë karakteristikat që lidhen me elefantët e rrallë të bardhë.

Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror treguan të voglin duke ndjekur nënën e tij në një lumë dhe duke u larë nga kujdestarët e tij.

“Sytë në ngjyrë perle, shpina në formë dege delli, flokë të bardhë, një bisht dallues, shenja në lëkurë, pesë kthetra në këmbët e përparme dhe katër në këmbët e pasme dhe veshë të mëdhenj”, shkruajnë mediat lokale.

Historikisht, elefantët e bardhë konsideroheshin jashtëzakonisht të rëndësishëm në kulturën e Azisë Juglindore dhe sundimtarët e lashtë të rajonit fituan sa më shumë që të mundnin për të rritur pasurinë e tyre.

Por kostoja shkatërruese e mbajtjes së kafshëve në mënyrën e duhur solli edhe shprehjen moderne sipas së cilës një “elefant i bardhë” është i padobishëm, nëse është i bukur.

Aktualisht ka gjashtë elefantë të bardhë në kafaz në kryeqytetin e ndërtuar nga ushtria Naypyidaw, sipas mediave shtetërore