Katër zjarre në 24 orët e fundit në Kumanovë dhe Nagoriçan të Vjetër


Katër zjarre kanë ndodhur në rajonin e komunës së Kumanovës dhe Nagoriçanit të Vjetër, gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Kumanovë.

Në lokacione të ndryshme është djegur barë i thatë, ndërsa nga zjarri është përfhsirë edhe një automjet në afërsi të njësitit territorial Kumanovë, dje pasdite. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë për dhjetë minuta prej orës 16:35 deri në orën 16:45.

“Në zjarr nuk ka persona të lënduar”,e përcjellë informacionin QRMK Kumanovë.

Barë i thatë dhe kallami janë djegur në fshatin Aginë të Kumanovës në orën 14:40. Zjarrfikësit e kanë shuar mbi dy orë.

Në komunën Nagoriçan i Vjetër është djegur barë i thatë dhe pemë të ulëta në Zheglan dhe barë i thatë në fshatin Nagoriçan i Ri. Në të dyja zjarret ka intervenuar nga një ekip i zjarrfikësve të Nagoriçanit të Vjetër.