Sot Rinia e Bashkimit Demokratrik për Integrim në Tetovë organizoi një aktivitet zbavitës muzikor në bulevardin Ilirija, ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për këshilltarë të listës me numër 11 të BDI-së për Tetovën. Bartësi i listës Faton Ahmeti, në një deklaratë të dhënë për mediat mes tjerash theksoi se Tetova ka nevojë për një jetë kulturore të mirëfilltë dhe përfaqësuese, për institucionalizim të aktiviteteve kulturore si Vera e Kulturës Tetovare, themelim të teatrit për fëmijë, si dhe orkestrës profesioniste të qytetit.

 

Të rinjtë dhe të rejat në Tetovë duhet të kenë skenë të mirëfilltë ku mund të shfaqin talentin, dhuntitë dhe punën e tyre artistike. Komuna duhet të ndajë më shumë mjete për përkrahje të jetës kulturore dhe të gjejë forma për pjesëmarrje direkte të të rinjëve në vendimmarrje.

Një nga mënyrat e mundshme për ta bërë këtë është mbështetja dhe fuqizimi akoma më i madh i Këshillit Rinor Lokal në Tetovë.