Durmishi: Me Shumicën e re në Tetovë, të rinjtë do të kenë mundësi më të mëdha


“Sot, edhe pse kohë fushate, gjetëm kohë që të vazhdojmë aktivitetet sportive rutinë që i organizojmë me aktivistët e Forumit Rinor.

Të rinjtë e Tetovës përveç se kanë nevojë për hapësira të reja sportive, ata kanë nevojë edhe për stimulim përmes aktiviteteve vullnetare.

Me Shumicën e re ne Tetovë, të rinjtë do të kenë mundësi më të mëdha për t’i kultivuar potencialet e tyre sportive, qoftë profesionalisht ose veç si hobi” ka shkruar Durmishi