“Do na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur”, humb jetën gjimnazistja shqiptare


Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq të Kosovës ka njoftuar vdekjen e njërës prej nxënëseve të kësaj shkolle. Magbule Gashi është ndarë nga jeta, por nuk bëhet e qartë arsyeja.

Në njoftimin mortor thuhet se “Magbulja ishte një nxënëse shumë e dashur dhe me qasje konstruktive me të gjithë mësuesit dhe shoqërinë.

Ndarja e parakohshme e saj nga jeta ka mërzitur jo vetëm familjarët por gjithë shoqërinë dhe mësuesit.