Në kuadër të projektit “Verë e sigurt 2022”, dje nga ora 00:10 deri në 03:00 është kryer kontroll aksioni në disa objekte hoteliere në Prilep dhe Fusha e Prilepit.

Siç kumton MPB-ja, gjatë kontrollit janë konstatuar disa shkelje dhe janë arrestuar 19 persona, mes tyre shtatë të mitur.

“Shtatë të mitur janë gjetur në objektet pas orës 00:00, ndërsa është konstatuar dy të mitur duke konsumuar alkool. Gjithashtu, dhjetë persona nuk kishin dokument identifikimi, një personi i është gjetur thikë, një shtetasi i huaj qëndrimi i parregullt dhe një person ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ndaj të gjithë personave dhe personave juridikë do të paraqiten parashtresa përkatëse”, njofton MPB-ja.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e Drejtorisë së të ardhurave publike, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratit të Punës kanë konstatuar shkelje në të gjitha objektet e kontrolluara, për të cilat do të shqiptohen sanksione përkatëse.

Kontrolli në objektet e hotelierisë e kanë kryer nëpunës policorë të Departamentit për polici të uniformuar, SPB Shkup dhe Departamentit për operacione speciale policore në koordinim me Drejtorinë e të ardhurave publike, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin e Punës.