Ansambli i këngëve dhe valleve shqiptare, fitues i çmimit të parë në mesin e 25 shteteve


Në Turqi Maqedonia e Veriut u përfaqësua nga Ansambli i këngëve dhe valleve shqiptare, e cila e mori vendin e parë në këtë festival ndërkombëtar.

“Ëndërra jonë u bë realitet”, shprehen udhëheqësit e Ansamblit duke falenderuar të gjithë për mbështetjen.

Postimi i plotë:

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republiken e Maqedonisë së Veriut!

Triumfi u takon të gjithëve-

“Ëndërra jonë u bë realitet”

Të dashur vëllezër e motra! Të nderuara media! Të nderuar bashkëpunëtorë! Pjesëmarrja jonë nga data 27 korrik në Turqi në një nga festivalet më të mira në botë u kurorëzua me Triumf! Ëndërra jonë dhe moto”shqiptarët po vinë” pati kuptim të vërtetë kur në mesin e 25 shteteve, paraqitjet dinjitoze të artistëve tanë, diciplina e programi u vlerësuan nga anëtarët e jurisë që unanim vendosën që çmimi i parë të ndahet për Ansamblin tonë!
Urime për të gjithë bashkëpunëtorët profesional dhe secilit adhurues të ansamblit tonë! Falemnderojmë Ministrinë e Kulturës, mediat që na mbështetën dhe në veçanti vëllezërve tanë shqiptar në Turqi të cilët na kanë falur aq shumë kujdes e dashuri gjatë këtyre ditëve! Urime për organizatorët për mrekulllinë që u falën spektatorëve përmes këtij festivali prestigjioz!