Janë bërë 21 vite nga vrasja e Lefter Koxhajt i njohur si komandant Teli, ngjarje kjo e ndodhur në Gazi Babë ku u vranë edhe disa ushtarë të UÇK-së. Teli ka lënë mbrapa familjen e tij të cilët gjithnë e përkujtojnë, ndërkohë që në një postim në rrjetet sociale, djali i tij ka vizituar varin dhe ka shkruar disa vargje kushtuar babait.

Sot 21 vite pa ty Babi jonë i shtrejtë. Babi ti bashkë me shokët e tu shkruajtët historinë me gjakun tuaj. Populli po gëzon lirinë e shumë pritur. Zagarët e sahan lëpirësit që janë mësuar të rrojnë në kurriz të tjerëve nuk po dinë të ndalen. Po gjejnë çfarëdo, lloj mënyre duke përmendur emrin e veprën tënde për përfitimet e tyre. Edhe një herë ne familja e Komandant Telit, fëmijët e tij i bëjmë thirrje të gjithëve, ruajeni historinë ashtu siç e shkruajtën dëshmorët. Le të kujtohet emri i tyre me krenari, vepra e tyre mos njolloset për përfitime personale. Lavdi, ka shkruar djali i komandant Telit.

Në vazhdim ju sjellim një shkrim të shkruar vite më parë që përshkruan gjithë historinë nga fillimi deri në fund se si ndodhi ngjarja në Gazi Babë ku u vra dhe komandant Teli.

Gjashtë vjetë pas ngjarjes tragjike të njohur si “tradhëtia e madhe e Gazi Babës” në Shkup, autoritetet shqiptare dhe ato të vendit fqinj s’kanë sqaruar ende jo vetëm rrethanat dhe motivet e kësaj masakre, por as statusin e njërit prej heronjëve më të njohur të Ushtrisë اlirimtare Kombëtare, Komandant Teli. Shqiptarët e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë e konsiderojnë Komandant Telin si një ndër luftëtarët më të paepur që dha jetën për çlirimin e trojeve shqiptare nga shtria sërbe dhe ajo maqedone. Ndërsa në Shqipëri emri i tij është lënë në errësirë të plotë, duke iu hequr thjeshtë një vizë e kuqe nga lista e personave më të kërkuar nga Interpoli. Po kush fshihet pas emrit të mbuluar me lavdi “Komandant Teli” dhe pse udhëheqësit e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe në shtetin amë Shqipëri përpiqen ta shmangin sa më shumë të jetë e mundur, madje ta lënë në harresë të plotë? Më 7 gusht 2007 mbushen plotë gjashtë vjetë nga ekzekutimi i Komandant Telit dhe pesë ushtarëve të tij prej forcave speciale maqedone në lagjen اair të Shkupit. Për këtë përvjetor bashkëluftëtarët e Komandant Telit dhe banorë të trevave ku ai ka drejtuar trupat elitë të UاK-së po përgatisin një ceremoni përkujtimore. “اuditërisht” në vendlindje, Shqipëri, Komandant Teli është i vetmi dëshmorë i vrarë jashtë kufirit shtetëror për të cilin autoritetet nuk organizojnë asnjëlloj ceremonie, madje as që guxojnë tia përmendin emrin.

Heroi

“Vrasja e Komandant Telit dhe shokëve të tij është fitorja më e madhe e ushtrisë dhe policisë maqedonase gjatë tërë luftës së vitit 2001 midis ushtarëve të UاK-së dhe forcave të sigurimit maqedonas”, do të shprehej pas ngjarjes ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, antishqiptari Lube Boshkovski. Por një fat jo më të mirë fati do të rezervonte dhe për njeriun e cilësuar si dora e fortë e armatës maqedone ndaj luftëtarëve shqiptarë të UاK-së, Lube Boshkovski, i cili sot ndodhet pas hekurave të burgut si një kriminel ndërkombëtar lufte. Nëse interesohesh se kush është Komandant Teli në Kosovë e Maqedoni apo në faqen e internetit të ish-luftëtarëve të UاK-së informacioni që mëson është ky:”Lefter Bicaj (Komandant Teli) ka lindur në vitin 1969 në Poliçan(Skrapar) të Beratit në Shqipëri. I martuar, baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ka qenë pjestarë i dalluar i njësitit për kryerjen e detyrave speciale “BRISKU” në Shqipëri, po ashtu edhe në luftërat në Kosovë dhe në Preshevë. Kulminacioni i trimërisë së tij arrihet në luftën e 2001-shit ku si komandant i njësisë speciale që mbante emrin e tij “Teli” mbetet legjendë e paharruar e kombit shqiptarë. Me strategjine dhe shkathtësinë që tregoi në luftimet nëpër betejat më të ashpra si në Sllupcan, Matec dhe Haraçinë u bë i njohur dhe i dashur për të gjitha ata që ishin bashkë me të. Më 7 gusht 2001 u vra në një tradhëti me pesë bashkëluftëtarë me të ngushtë të tij në Gazi Babë të Shkupit. U varros në vendlindje në Berat-Shqipëri”.

I kërkuari

Po kush është në të vërtetë identiteti i Komandant Telit dhe pse emri i tij përbën një bezdi për autoritetet shqiptare? Nga investigimi i kryer prej “Gazetës Shqiptare” rezulton se emri i vërtetë i Komandant Telit në zyrën e gjëndjes civile të vendlindjes dhe vendbanimit të tij, nuk është Lefter Bicaj, por Lefter Goxhaj. Ai ka lindur në Novaj të Skraparit, fshat shumë pranë qytetit të Poliçanit. Lefter Goxhaj nuk ka qenë asnjëherë pjestarë i policisë shqiptare dhe ca më tepër efektiv i repartit special BRISKU. Në arshivat e Policisë së Shtetit dhe drejtësisë shqiptare rezulton se Lefter Goxhaj është një person i skeduar prej vitesh ai autor i disa krimeve të rënda, duke përfshirë grabitje me armë dhe vrasje. Goxhaj pas viteve 90 ka emigruar në Greqi ku është arrestuar për vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai u arratis nga burgu ku vuante dënimin dhe u kthye në Shqipëri gjatë trazirave të marsit 1997. Goxhaj u shfaq në vendlindjen e tij Skrapar dhe shumë shpejt krijoi një bandë të armatosur e cila do të kryente disa grabitje me armë duke shkaktuar dhe të vdekur. Viktima më i njohur i bandës së tij do të ishte intelektuali Albert Lajthia, nëndrejtor i gjimnazit “Ramiz Aranitasi” të اorovodës dhe njëkohësisht kryetar i degës së Partisë Socialdemokrate të Skraparit. Policia e Skraparit dhe e Beratit do të kryenin disa aksione të njëpasnjëshme për arrestimin e tij dhe pjestarëve të tjerë të bandës, por do të dështonin, madje duke patur dhe dy policë të plagosur. Pikërisht këto fakte kanë ndikuar që emri i tij të mos përmendet në asnjë rast në Shqipëri, as si hero për çlirimin e viseve të banuara nga shqiptarët jashtë kufirit shtetëror dhe as si një shumë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpoli.

Komandant Teli u shit te trupat speciale maqedone

Për ekzekutimin e Komandant Telit dhe pesë ushtarëve të tij, menjëherë pas ngjarjes u akuzuan bashkëpunëtorë dhe agjentë të shërbimit sekret shqiptar(SHISH). Masakra e Gazi Babës, e njohur me emrin “tradhëtia e madhe” vazhdon të jetë një enigmë që nuk është zbardhur as sot, afro gjashtë vjetë nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone të famëkeqit Lube Boshkovski, masakruan Lefter Goxhajn, Pajtim Rocin, Ndriçim Koxhajn, Adem Hasanin, Arben Bajramin dhe Abaz Beqirin. Komandant Teli kishte qenë tmerri i ushtrisë maqedone në betejat më të ashpra me trupat e UÇK-së, por ai ra në duart e tyre tre ditë pasi ishte firmosur armëpushimi i 4 gushtit dhe 6 ditë përpara se të firmosej marrëveshja e Ohrit, e cila do të ishte themeli i shtetit të ardhshëm të Maqedonisë. Autoritetet maqedone e cilësuan vrasjen e tij si suksesin më të madh të gjithë luftës me guerriljet shqiptare, madje nuk ngurruan ta etiketonin si një terrorist që kishte hyrë në Shkup për të sabotuar firmosjen e marrëveshjes së Ohrit një javë më pas.

Dyshimi

Mënyra se si ndodhi ngjarja dhe kapja krejtësisht në befasi e komandantit të njësisë elitë të UÇK-së dhe truprojave të tij shpjegohet me faktin se dikush i mirëinformuar për lëvizjen e Telit, e kishte shitur atë të trupat speciale maqedone. Në të vërtetë as pas gjashtë vitesh nuk është e qartë pse u tradhëtua Komandant Teli? Versionet pas ngjarjes ishin disa. Një prej tyre kishte të bënte me faktin se Goxhaj duke qenë një nga komandantët më të vendosur në luftimet në terren, kundërshtonte me forcë firmosjen e marrëveshjes së Ohrit me shtetin maqedonas, ujdi kjo e arritur me ndërhyrjen e shërbimeve sekrete amerikane. Në të vërtetë 6 ditë pas vrasjes së tij, përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë e firmosën marrëveshjen dhe ranë dakort për çarmatimin e trupave të UاK-së në kuadër të operacionit të NATO-s me emrin e koduar “Korrje të domosdoshme”.

Telashi

Versioni tjetër ka të bëjë me faktin se, Goxhaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda në Greqi e Shqipëri. Emri i tij ishte në listën e kuqe të personave më të kërkuar nga Interpoli, në 178 shtete të botës. Pasi kishte marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës, në konfliktin e Luginës në Preshevës dhe në konfliktin shqiptaro-maqedonas, për Goxhajn nuk kishte alternativë tjetër veçse të kthehej në vendlindjen e tij. Kthimi i tij në atdhe, me statusin e një heroi dhe një komandanti me reputacion të padiskutueshëm do të sillte kokëçarje të mëdha për autoritetet shqiptare ndërkohë që ai kishte mbi supe dy burgime të përjetshme. Për ti paraprirë dhe një telashi të tillë, u hodh dyshimi se Goxhaj dhe ushtarët e tij u shitën nga një kombinim i shërbimit sekret shqiptar. Nga dyshimi për tradhëtinë e Gazi Babës nuk janë përjashtuar as disa prej komandantëve në terren të UاK-së. Pavarsisht akuzave të ngritura deri tani, asnjë prej tyre nuk është provuar dhe askush si andej kufirit ashtu dhe këtej kufirit nuk është i interesuar ta zbardhë “tradhëtinë e madhe të Gazi Babës”, ndodhur mesnatën e 7 gushtit 2001.

Si u vranë 5 viktimat e Gazi Babës

Mesnatën e 7 gushtit 2001 Komandant Teli dhe pesë ushtarë të tij ishin duke fjetur në odën e shtëpisë së Muzafer Halimit në lagjen Gazi Babë të Shkupit. Pas vendosjes së armëpushimit me ushtrinë maqedonase më datë 4 gusht, Komandant Teli dhe njerëzit më të afërt të tij kishin udhëtuar drejt Shkupit. Për të mos rënë në sy të policisë ata kishin hyrë ilegalisht diku afër mbrëmjes dhe ishin strehuar në banesën e 67 vjeçarit Muzafer Halimi. I zoti i shtëpisë ndodhej në banesë vetëm me gruan dhe njërin prej tre djemëve Muhamerin, ndërsa dy djemtë e tjerë nuk ishin aty. Kur Komandant Teli dhe njerëzit e tij kishin rënë në gjumë, rreth orës 01.30 pas mesnate afro 400 forca speciale dhe trupa të policisë maqedonase kanë rrethuar zonën ku ndodhej banesa e familjes Halimi. Duke ditur mirë aftësitë e Telit dhe ushtarëve të tij, specialët maqedonas përdorën befasinë dhe ndërhyrë menjëherë në banesë ku hapën zjarr pa paralajmërim me të gjithë arsenalin e armëve që dispononin. Gjatë sulmit ka shpëtuar djali i të zotit të shtëpisë Muhameri, i cili nuk ndodhej në odën ku flinin njerëzit e UاK-së. Ai ka përfituar nga situata dhe është larguar. Për të mos u zbuluar specialët maqedonas nuk kanë përdorur uniforma por kanë shkuar në vendngjarje me mjete dhe veshje civile. Si rezultat i sulmit të befasishëm kanë mbetur të vrarë në vendngjarje pa mundur të bëjnë asnjëlloj rezistence, Komandant Teli (Lefter Goxhaj) 32 vjeç, Arben Bajrami nga Shkupi 24 vjeç, Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi 30 vjeç, Abaz Beqiri shqiptar i Maqedonisë 42 vjeç dhe Pajtim Roci nga Hasi 21 vjeç. Ndërsa 22 vjeçarin Adem Hasani nga lagjja Hasanbeg e Shkupit, forcat speciale e kanë marrë me vete në gjëndje të rëndë shëndetësore. Hasani u shpall i vdekur disa muaj më vonë në rrethana krejtësisht të panjohura nga policia maqedonase. Por ka dyshime të forta se ai ka vdekur gjatë hetimit special prej torturave që janë ushtruar mbi të.

22 qershor 2007