Në emisionin veror në T7 kësaj here ishin të ftuar dy aktorët e njohur, Teuta Sadiku dhe Adnan Blaku.

Të dy gjatë bisedës ndan edhe gjëra private dhe të karrierës, po ashtu.

Duke qenë fytyrë publike, Sadiku është në vëmendje të mediave. Njëjtë ishte edhe para 20 viteve kur një gazetare publikoi një lajm për jetën private të aktores.
Një lajm i tillë i shkaktoi probleme në jetën jashtë aktrimit.

“Dikur para 20 vjetëve një gazetare ma ka nxi jetën… Teuta Sadiku e shpërblen me 100 mijë euro mashkullin i cili e merr për gru”, tha Sadiku.

Për më shumë detaje nga intervista ndiqeni linkun në vazhdim.