Elon Musk: Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale prej vitesh


Shefi i Tesla Inc, Elon Musk të dielën ka shkruar në Twitter se ai dhe bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin mbeten miq dhe mohoi një raport intime të supozuar me gruan e Brinit, Nicole Shanahan.

Ai ka mohuar të gjitha pretendimet e Wall Street Journal se ai ishte në një lidhje të shkurtër me Shanahan.

Musk shkroi në Twitter: “Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicolen vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.

Madje ai tha se nuk ka bërë marrëdhënie seksuale me vite të tëra.
“As nuk kam bërë seks prej shumë viteve”, shkroi njeriu më i pasur në botë.