Einxhel dhe Dagz po bëhen prindër? Raportohet se moderatorja është shtatzënë


Javëve të fundit u përfol shumë në media pritja e ëmbël e Einxhel Shkirës.

Moderatorja Einxhel dhe partneri i saj Dj Dagz do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi Einxhel është në javën e 16-të të shtatzënisë.

Kështu raporton Prive, duke u thirrur në burime pranë moderatores.
Ndryshe, ka kohë që përfolet se Einxhel është shtatzënë. Deri tash s’ka pasur asnjë konfirmim nga çifti.