Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i meritonin negociata me BE dhe se ndaj tyre është bërë padrejtësi.

Ai tha se Serbia ka qenë mbështetëse e madhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vuçiç tha se Ballkani i Hapur është një ide e jona dhe jo e Rusisë, dhe se kjo nismë do të ndihmojë të tre shtetet që të kujdesen vet ndërmjet njëri-tjetrit.

Presidenti serb zbuloi ne konference se çfarë u tha në Samit.

Vuçiç pranoi se Serbia u kritikua shumë nga liderët e BE-së për çështjen ruso-ukrainase.

“U jemi mirënjohës zyrtarëve të BE-së, pasi na kanë dëgjuar. Diskutuam për propozimin e Macron që do të thotë krijimi i një komuniteti të ri europian dhe kjo është një mënyrë e mirë për ne që të dëgjohemi. Ishte për mua mjaft e dobishme. Më duhet të falënderoj Kovaçeskun dhe Ramën pasi ishin shumë të drejtë karshi Serbisë. Pashë gjatë diskutimeve në atë kohë kishin informuar publikun e tyre për çështjen Ruso-Ukrainase. Nuk e fsheh dhe isha një nga folësit e fundit që ju referova këtyre çështjeve. 2 629 artikuj që janë shtypur për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj se Serbia po rrezikon rajonin e Ballkanit Perëndimor, se po rrezikon pavarësinë e Bosnjë Hercegovinës, apo të Kosovës, apo sido që ta quani. A keni parë një më fal nga këto”, tha Vuçiç.